A është e vërtetë? Futbollistët e Juventusit sabotojnë Insinjen tek Italia!

Përfaqësuesja e Italisë po kalon, ndoshta, periudhën më të keqe në historinë e saj. Ajo nuk arriti të kualifikohej për në Mundialin e Rusisë, ndërkohë që edhe performanca e saj në Ligën sapoformuar të Kombeve nuk ta mbushë mendjen, ndërkohë që ajo ka barazuar me Poloninë dhe pësoi humbje nga Portugalia. Njeriu, drejt të cilit ishte drejtuar gishti i fajtorit, Xhampiero Ventura, taninë ka kohë që është larguar, ndërkohë që nga federata italiane e futbollit iku edhe ish-njeriu nr.1 i saj Karlo Tavekio.
Tani, Tavekio i ka zbuluar medias italiane disa fakte që, më të vërtete, të habisin, sidomos, sa i përket sjelljes së lojtarëve të Juventusit ndaj yllit kryesor të Napolit, Lorenco Insinje:
“Nuk mund ta them me siguri, por mua m’u krijua përshtypja se futbollistët e Juventusit kishin probleme me Insinjen. Siç duket, kishte probleme të mëdha lidhur me futjen e tij në lojë. A është e mundur që në formacion të mos përfshihet Insinje, kur ju luani në Milano dhe në tribuna ndodhen 20 000-30 000 napolitanë? Është e pamundur që të mos ta vendosni në formacion një futbollist me cilësi të tilla? Unë në të gjithë këtë situatë nuk kam përgjegjësi, por dhashë dorëheqjen, sepse ata nuk më dëgjonin mua”, deklaroi Tavekio.
Sfidanti.al