Një legjendë e di arsyen pse Dibala nuk luan tek Juvja

Edhe nëse je talenti më i madh i botës, si Mesi, sërish duhet të punosh fort. Kjo është formula e kampionëve, dhe kjo është edhe “receta” e Andrea Pirlos. Ish-ylli që provoi Interin, Milanin dhe Juventusin, thotë se e di përse Paulo Dibala nuk po luan sa duhet në formacionin e më të fortëve të Italisë.

“Nëse Paulo nis të stërvitet si Kristiano Ronaldo, atëherë do të jetë shumë e vështirë ta lësh atë jashtë formacionit”, – theksoi për gazetën “Tutosport”. Më pas, ai foli sikur të ishte ende një lojtar i Juves, duke thënë se “nëse do të isha ende duke luajtur, do të zgjidhja portugezin përpara Mesit”. Gjithsesi, përsa i përket Dibalës duket se Pirlo ka të drejtë, duke kundërshtuar vëllanë e futbollistit dhe presidentin e Palermos, Mauricio Zamparini.

Sfidanti.al