Serena Uiliams humbi toruan, gjyqtarët bojkot kundër “mamit të egër”

Tenistja më e mirë e botës, Serena Uiliam, duket se në turneun e fundit US Open i kaloi kufijtë me sjelljen e saj, duke shkaktuar revoltë midis gjyqtarëve që kanë paralajmëruar bojkotimin e kësaj tenisteje të njohur amerikane, nëse ajo nuk i kërkon falje publike gjyqtarit Karlos Ramos.
Skandali që ajo bëri në ndeshjen finale të turneut të lartpërmendur me japonezen Naomi Osaka, vazhdon të jetë top-lajmi në median sportive amerikane që e quan sjelljen e Serenës si të palejueshme dhe të pahijshme.
Serena, gjatë ndeshjes finale të US Open-it, e fyu disa herë gjyqtarin kryesor Karlos Ramoa, vendimet e të cilit, sipas vlerësimit të përgjithshëm, ishin të drejtë dhe në përputhje me rregullat e tenisit profesionist, duke ngjallur revoltë te gjyqtarët e tjerë pjesëmarrës në turneun në fjalë. Organizata e gjyqtarëve ka kërkuar zyrtarisht që Serena Uiliams t’i kërkojë falje publike Karlos Ramosit, sepse, në të kundërt, gjyqtarët e saj do t’i bojkotojnë ndeshjet e saj, gjë që do të ndodhte për herë të parë në tenisin e nivelit të lartë.
Sa për kujtesë, Serena e humbi 2-0 me sete ndeshjen finale ndaj tenistes japoneze, Naomi Osaka, ndërsa në fund të ndeshjes, veç ofendimeve që ajo lëshoi në adresë të gjyqtarit Ramos, ajo theu nga inati raketën e saj.
Sfidanti.al