Këtë të hënë lajmi për ofertën e mundshme të Realit të Madridit prej 280 milionë Eurosh për Mbape e publikuar nga Francë Football, bëri xhiron e botës në të gjithë median sportive botërore. Klubi merenges ka reaguar ndaj këtij lajmi duke deklaruar de Reali i Madridit, as ka negociuar dhe as ka menduar të bëjë një ofertë për blerjen e sulmuesit të Paris Sën Zhermenit.
Është pikërisht një zëdhënës i Los Blancos që e ka përgënjeshgtruar në mënyrë kategorike gjithcka është publikuar në lidhje me këtë histori. Sipas asaj që theksohet te e përditshmja spanjolle ‘Marca’, Reali i Madridit as nuk e mendon nisjen e shpejtë të tratativave me Paris Sën Zhermenin për blerjen e kartonit të Mbape aq më tepër për vlerën e 280 milionë Eurove.
Është e vërtetë që Zinedin Zidan me rikthimin e tij në stolin e Realit të madridit ka shprehur si objektiv vendosjen sërish të skuadrës iberike në nivelet më të larta të futbollit, por trajneri francez nuk ka ka folur aspak me Mbapenë sic thonë disa informacione.
Logjika të bën të mendosh se Zidan dhe Florentino Peres kanë folur për të ardhmen e ekipit, por në asnjë moment nuk është diskutuar shpenzimi i 500 milionë Eurove për blerje lojtarësh. Objektivet e Realit të Madridit në merkato do të vendosen në ditët që do të vijnë dhe alternativat ekzistojnë në cdo pozicion dhe një prej emrave që po përflitet është ai i sulmuesit të Liverpulit, Sadio Mane
sfidanti.al