Murinjo për Zidan: Ende nuk mund të flasim për një karrierë për të

Zhoze Murinjo ende nuk ka gjetur një skuadër për të vijuar karrierën e tij si trajner dhe gjatë kësaj kohe ai ka nisur të luajë rolin e opinionistit sportiv në televizion. Së fundmi ish trajneri i Interit, Celsit, Realit të Madridit e Mancester Junajtid foli për Zinedin Zidan që është rikthyer te Los Blancos, me këta ta fundit që deri para pak kohësh ishin të interesuar për rilkthimin e vetë Murinjos

‘Zidan? Nuk besoj se mund të flasim për karrierë të tij, ende-tha Murinjo-por në një afat të shkurtër kohe, ai arriti atë që s’e ka bërë askush tjetër, fitoi 3 Liga Kampionesh radhazi’.

Sipas Murinjos, Zidan është ndoshta njeriu më i përshtatshëm për Realin e Madridit dhe beson se kjo etapë e dytë te skuadra merenges është ajo ku nis trajektorja e vërtetë e tij si trajner pasi do të duhet të merret me më shumë cështje se herën e parë që mori drejtimin e Realit të Madridit. Murinjo theksoi se Zidan tani do të duhet të ndërtojë një ekip, të marrë vendime, të blejë e të shesë lojtar, duhet t’i stërvisë dhe t’u japë një filozofi loje’

sfidanti.al