Tifozët shpesh nuk kuptojnë, Lukaku thotë se është më i shpejti

Duket me sy të lirë që lojtarë si Kilian Mbape apo Sadio Mane janë tepër të shpejtë, ashtu siç kanë qenë gjithnjë Kristiano Ronaldo e Lionel Mesi. Tek Mançester Junajtid, përshtypja e njerëzve ka qenë gjithnjë se “sprintierë” mund të veçohen Markush Rashford dhe Antoni Marsial, ndërsa një sulmues i Romelu Lukaku, është menduar më shumë si një lloj “ariu”.

Kështu mendojnë njerëzit, por çfarë thotë “i zoti i punës”? “Unë jam lojtari më i shpejtë tek Mançester Junajtid, – thotë belgu, – unë jam autori i tre prej vrapimeve më të shpejta këtë sezon, dhe njerëzit më quajnë të ngadalshëm”!

Statistikat i japin të drejtë Lukakut, pasi ai ka 3 nga 10 vrapimet më të shpejtë të edicionit për Junajtidin, po aq sa Rashford, madje ai është autor i dy aksioneve më të shpejtë se të gjithë. Ndaj Uatfordit, ai arriti shpejtësinë prej 34.89 km/orë.

Sfidanti.al