Mund të jetë një skuadër e panjohur, gjysmë profesioniste, që militon në një kategori inferiore në futbollin skocez, aq modeste sa nuk grumbullon dot më shumë se 500 tifozë në stadiumin e saj, por kjo nuk e ka penguar të thyejë rekordin “e përjetshëm” të Ajaksit të Krujfit. Ju kujtohet rekordi i “fluturuesve” të futbollit total me 26 ndeshje pa humbje? Tani nuk do të jetë më, madje e pranojnë edhe vetë holandezët, dhe pse flitet për një skuadër të panjohur, që u çmend nga gëzimi kur mbërritën në ndeshjen e 27-të, pa provuar shijen e humbjes.
Trajneri Laucan, shpikësi i kësaj mrekullie simbolike, ka komentuar: “ Një gjë e pabesueshme. Të thyesh një rekord të Ajaksit, nuk është diçka njerëzore”. Klubi quhet Kilbride FC dhe rekordi i tyre është pasuar nga një ngjarje tjetër e rrallë, kur në fushën e tyre ka mbërritur një furgon me..27 birra, po aq sa ndeshjet e tyre pa humbje. Cili ishte dërguesi? Klubi Ajaks që i përgëzonte: “ Bravo..festoni me birra tani”