Vazhdon mrekullia Kamza në Grupin A të Kategorisë së Parë, madje skuadra e drejtuar nga Bledar Devolli, duket se ka vendosur ta vrasë shumë shpejt kampionatin për zonën e veriut. Sot skuadra e periferisë së kryeqytetit ka arritur fitoren e shtatë, në po aq ndeshje të luajtura, por këtë rradhë ndaj një rivali direkt, si Besëlidhja, madje në stadiumin e Lezhës.
Në pjesën e parë ishin vendasit që tentuan të diktojnë dhe në një farë mënyre ia arritën, duke krijuar 5 raste të mira shënimi. Por, në të 45’ është Sefa që shënon për kamzalinjtë, pas një ekzekutimi perfekt. Në pjesën e dytë Morina dyfishon avantazhin dhe pasi loja u rihap në të 71’, pas një goli të afrikanit Kamara, sërish mendon ish-sulmuesi i Tiranës për të mbyllur takimin pas një goli të bukur dhe tani skuadra e tij është 7 pikë në avantazh me Besëlidhjen. Tani pritet nesër ndeshja e Grupit A, Sopoti – Lushnja, ndërkohë që edhe lushnjarët deri tani janë me pikë të plota.
Rezultatet/ Java VII
Grupi A
Mamurrasi – Shënkolli 2-1
Besëlidhja – Kamza 1-3
Dje
Erzeni – Besa 1-0
Kastrioti – Burreli 0-0
Tërbuni – Iliria 2-3
Grupi B
Apolonia – Elbasani 3-0
Dje
Pogradeci – Dinamo 1-0
Tomori – Turbina 1-0
Bylis – Shkumbini 1-0
Nesër
Sopoti – Lushnja