James Rodríguez rikthehet në Kolumbi pas 19 vitesh!

Një goditje e madhe dhe nostalgjike në merkaton e futbollit të Amerikës Latine. Ylli kolumbian, James Rodríguez, është rikthyer zyrtarisht në vendlindjen e tij pas një mungese të gjatë prej 19 vitesh, duke firmosur me klubin e njohur Atletico Nacional de Medellín. I lindur në Cúcuta, James kishte luajtur në Kolumbi vetëm për skuadrën e Envigado-s, nga ku u largua në vitin 2007. Karriera e tij mori hov fillimisht te Banfield në Argjentinë, përpara se të zbarkonte në Europë ku la gjurmë të pashlyeshme:

Porto (2010/2011) ishte skuadra ku u bë i njohur në futbollin europian, para se të shkëlqente te gjigantët e Europws: Real Madrid dhe Bayern. Pas një përvojës te São Paulo (Brazil), ai luajti për Rayo Vallecano-n (Spanjë), León (Meksikë) dhe së fundmi për Minnesota United në SHBA.