US Open/ Rybakina dhe Sabalenka do të diskutojnë trofeun në Nju Jork

Turneu i madh i US Open ka mësuar dy finalistet e tij të mëdha për kategorinë e femrave. Elena Rybakina dhe Aryna Sabalenka kanë siguruar biletat për në aktin final, pasi mposhtën respektivisht dy shpresat e fundit vendase, amerikanet Coco Gauff dhe Jessica Pegula. Bjellorusja Aryna Sabalenka vazhdon e sigurt rrugëtimin e saj për të mbrojtur trofeun e fituar vitin e kaluar në Nju Jork. Ajo kaloi fazën gjysmëfinale pa shumë vështirësi, duke mposhtur amerikanen Jessica Pegula në dy sete, me rezultatin 7-5, 6-2. Sabalenka tregoi një formë të shkëlqyer fizike dhe mendore, duke mos i lënë hapësirë rivales në setin e dytë.

Më dramatike dhe emocionuese ishte gjysmëfinalja tjetër. Kazakja Elena Rybakina arriti të eliminonte ‘yllin’ vendas, Coco Gauff, pas një beteje të fortë me tri sete. Ndonëse e humbi setin e parë, Rybakina tregoi karakter të fortë dhe përmbysi gjithçka duke fituar me rezultatin final 3-6, 6-4, 6-4.

Përveç finales te femrat, janë zbardhur edhe dyshet që do të përballen për trofeun e dyfishtë të meshkujve. Neal Skupski dhe Chris Harrison (mposhtën dyshen Patten/Heliovaara 7-6, 6-2), ndërsa Tim Puetz dhe Kevin Krawietz (mposhtën dyshen Ram/Salisbury 6-3, 6-4).

© SYRI.net