17 rekordet negative të Eric Ten Hag

Erik ten Hag ka vendosur 17 rekorde të padëshiruara në emrin e tij pas humbjes së Manchester United kundër Galatasaray. Galatasaray nuk kishte fituar asnjë ndeshje në tokën angleze në 117 vjet. Manchester United nuk kishte humbur kurrë në 2 ndeshjet e para të grupit në Ligën e Kampionëve. Manchester United nuk kishte pësuar kurrë 7 gola në 2 ndeshjet e para të grupit të Ligës së Kampionëve dhe nuk kishte pësuar asnjëherë tre gola në ndeshjet e grupeve në shtëpi.

Gjithashtu, që prej vitit 2015 Galatasaray nuk kishte fituar një ndeshje si udhëtues në këtë kompeticion ndërsa Manchester United asnjëherë më parë nuk ka humbur 4 nga 7 ndeshjet hapëse të sezonit. në 28 vitet e fundit, Man. United nuk ksihte pësuar 4 gola në një ndeshje të grupit.  Këto janë vetëm një pjesë e rekordeve negative që ka vendosur ekipi i trajnerit holandez në javët e para të këtij sezoni dhe Ten Hag tashmë është njeriu që rrezikon më shumë në grupin e kuq.

sfidanti.al