Një ndeshje që për të nuk kishte vlerë përveç asaj që të mos dilte nga fusha i humbur. Novak Gjokoviç e kishte siguruar që më parë kualifikimin dhe vendin e parë në grup, si dhe përballjen në gjysmëfinale të Finaleve ATP ndaj amerikanit Tejlër Fric, por gjithsesi vendosi të rrezikonte për të mos u dorëzuar.

