Kampionia e botës rrëzohet pranë finishit, humbet garën!

Në sport duhet të kesh edhe shumë fat. Këtë e ka mësuar edhe kampionia e botës në garat e 5 mijë  dhe 10 mijë metrave si dhe në gjysmëmaratonë, Letesenbet Gidei. Atletia nga Etiopia ishte favorite edhe në Botërorin e Krosit që po zhvillohet në Australi. Por teksa po kryesonte, ajo u rrëzua nga lodhja vetëm 20 metra larg vijës së finishit. Tre rivale të saj e kaluan, ndërsa me ndihmën e një vullnetari ajo u ngrit dhe mbylli garën, duke u renditur në vendin e katërt. Por gjyqtarën vendosën ta skualifikojnë pikërisht për fatktin se ajo u ndihmua për të mbyllur garën.

Sfidanti.al