NBA, Jokiç fiton duelin me Donçiçin!

Një duel i madh në Denver, ku vendasit kaluan sfidën ndaj Dallasit. Ishte sfida e dy basketbollistëve nga Europa, Nikola Jokiç dhe Luka Donçiç, e cila u fitua nga i pari pasi skuadra e tij triumfoi me shifrat 118-109. Ylli nga Sllovenia luajti mjaft mirë duke shënuar 37 pikë, e duke pasur 9 topa në tabela e 4 asistë, por nuk e pati në krah Kajri Irvingun e ardhur nga Bruklini. Titullarët e Dallasit ishin dobët, dhe ndihuan vetëm lojtarët e stolit si Ud, Louson dhe Rajt. Jokiç, nga ana tjetër, realizoi një tripëll dabëll me 14 pikë, 13 topa në tabela e 10 asistë. Talenti nga Serbia arriti tripëll dabëllin e 21-të Paraqitja e tij ndihmoi Denverin të përballonte mungesat e rëndësishme si Marrej dhe Gordon. Jokiç ka tani 97 tripëll dabëlla në karrierë, duke iu afruar legjendës Lebron Xhejms.

Sfidanti.al