Familja Bonuçi në harkun e disa muajve do të zgjerohet. Mbrojtësi i Juventusit dhe përfaqëseses italiane do të bëhet baba për të tretën herë pas dy djemve Lorenzo e Mateo. Leonardo Bonuçi vendosi ta ndajë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale lajmin e shtatzënisë së bashkëshortes së tij Martina duke publikuar foton e ekografisë

