Rosko, miku i Hamilton; qeni që fiton 700 Euro në ditë për reklama

Quhet Rosko, është një qen i racës bulldog, është miku i Ljuis Hamilton dhe…fiton 700 Euro në ditë. Po, po, kjo është mëse e vërtetë përderisa e konfirmon edhe vetë kampioni i botës në Formula 1. Rosko është një qen që ka tërhequr vëmendjen e agjencive të marketingut për kafshë duke e bërë shpesh herë protagonist të fushatave të ndryshme publicitare, ndërkohë që edhe vetë hamilton nuk e lë asnjëherë rastin t’ia prezantojë botës mikun e tij duke përdorur profilin e tij në Instagram.

Por Ljuis Hamilton ka edhe një tjetër mik për kokë, edhe ai është një qen dhe quhet Coco. Ky i fundit së bashku me Roskon e shoqërojnë pilotin britanik të Mercedes në cdo garë të Botërorit të Formula 1. Por jo vetëm kaq, Rosko dhe Koko kanë edhe profilin e tyre në Instagram ku kanë më shumë se 145 mijë ndjekës, ndërkohë që kanë marrë edhe mbiemrin e 5 herë kampionit të botës.

sfidanti.al