Kris Hemsuorth dhe futbolli; aktori ironizon veten për mënyrën sesi luan

Kris Hemsuorth është i njohur në publik për interpretimet e tij në filma si ‘Thor’ apo edhe ‘Rush’ ku është në rolin e ish pilotit Xhejms Hant në vitin kur dueloi me Niki Lauda për titullin botëror në Formula 1 në vitin 1976. Por Hemsuorth duket se është edhe një admirues i futbollit edhe pse nuk shkëlqen shumë.

Aktori 35 vjecar postoi në rrjetet sociale një video ku ai shfaqet duke luajtur futboll gjatë një udhëtimi në Tajlandë me Hemsuorth që nuk ngurroi të ironizojë veten i ndërgjegjshëm se nuk ka talent për këtë disiplinë sportive.
‘Pele, Maradona, Mesi, Ronaldo, Hemsuorth-shkruante me tone shakaje në postimin e tij aktori-që të jem i sinqertë nuk ishte aspak argëtuese teksa vura në siklet vendasit dhe miqtë e mi në fushë në Tajlandë’.

sfidanti.al