Ronaldo nuk gjen paqe; kapitull i ri në historinë e betejës ligjore me Majorgën

Kristiano Ronaldo nuk po mund të gjejë paqe. Kethrin Majorga ësshtë e vendosur në betejën ligjoire kundër tij dhe kohët e fundit fgjeti edhe një aleate dhe bëhet fjalë për ish konkurenten e ‘Big Brother’, Xhazmine Lenard që në të kaluarën ka pasur një histori me yllin portugez të Juventusit.

Avokati i Majorgës, Lesli Stovall ka udhëtuar drejt Londrës për të biseduar me Lennard e cila ka deklaruar se ka në duar prova kompromentuese për 33 vjecarin. anëtarë të studios ligjore ‘Stovall &Associates’ konfirmuan udhëtimin dhe takimin e avokatit të Majorgës me Lennard, por pa dhënë detaje të tjera.

Kujtojmë se ditë më parë Xhazmin Lenard e përkufizoi portugezin një djalë mamaje milioner, metroseksual, psikopat e me një personalitet bipolar duke theksuar në të njëjtën kohë se ishte gati që të ndihmonte Kethrin majorgën në betejën e saj ligjore kundër futbollistit.

sfidanti.al