Rally Dakar drejt fundit, Valkner fiton etapën e 8 për motorë, Prajs merr kreun

Etapa e tetë e Rally Dakar i buzëqeshi Tobi Prajs. Pilot australian u rendit i treti në këtë etapë, por fitoi mundësinë për të marrë kryesimin në renditjen e përgjithshme. Në këtë pikë, Prajs pati edhe ‘kontributin’ e Van Beveren e sidomos Riki Brabek i cili u tërhoq nga gara për shkak të prishjes së motorit të Hondës me të cilën garon në këtë edicion të Rally Dakar. Përsa i përket etapës, fitorja i shkoi Matias Valknerit që la në vendin e dytë Pablo Kintanijën.

Sebastian Lëb rigjen fitoren në këtë edicion të Rally Dakar në kategorinë e makinave teksa bën të tijin etapën e 8, një sukses ky që është i treti për të në këtë edicion. Piloti francez, që mund të ishte në krye të renditjes së përgjithshme po të mos kishte pasur probleme në etapat e mëparshme, la në vendin e dytë, Naser Al Atijah me 7 minuta e 27 sekonda më shumë ndërkohë që në vendin e tretë, ndërsa në vendin e tretë u pozicionua Przigonski.

Përsa i përket klasifikimit të përgjithshëm, Al Atijah qëndron i qetë në krye i shkëputur me 46 minuta e 29 sekonda nga vendi i dytë që mbahet nga Nani Roma, ndërsa në vendin e tretë është ngjitur fituesi i etapës së tetë, Sebastian Lëb.

sfidanti.al