Në gjimnastikë është shumë e vështirë të jepet vlerësimi maskimal që është me notën 10. E vetmja që e ka arritur këtë deri tani është e famshmja Nadia Komaneci, fituese e 3 medaljeve të arta në Lojërat Olimpike të Montrealit në vitin 1976. Por rumunia duket se nuk do të jetë e vetmja në këtë pikë, pasi historia duket se po përsëritet.
Këtë radhë ajo që e mori notën perfekte 10 ishte Kejtlin Ohashi në një kompeticion kolegji në Anaheim të Kalifornisë. Gjimnastja 21 vjecare i mahniti të gjithë me ekzekutimin e saj në ushtrimet e lira nën ritmin e këngëve të legjendës së muzikës pop, Majkëll Xhekson, teksa ishte në gjendje që të kryente lëvizje vërtet fantastike ndoshta në kufijtë e së pamundures.
Video e ushtrimeve të saj bënë xhiron e botën duke u parë nga miliona shikues në rrjetet sociale dhe në Youtube. Simone Bajls është paralajmëruar; bashkëkombësja e saj duket se do të jetë rivalja e saj.
sfidanti.al