Spanja e futbollit të vajzave është në hall të madh (në të vërtetë, janë drejtuesit) pasi 15 futbolliste kanë kërkuar largimin e trajnerit Horge Vilda. Janë shumica e femrave që duan “kokën” e teknikut duke e akuzuar për drejtim të keq, për krijimin e një atmosfere negative dhe që po dëmton shëndetin e tyre mendor.

