Një kartolinë nga “xhaxhi” Farruku,  rebelit që i morën stolin, por jo fjalën

Thonin me humor për ish-trajnerin e Kombëtares, Brigell, sikur ishte gjermani i fundit që kishte mbetur në anët tona. Me këtë peshore, edhe Farruk Sejdini, është dinamoviti i fundit që ka mbetur, ose siç thuhet zakonisht “mohikani i fundit”. I ftuar në emisionin “Procesi Sportiv”, “Xhaxhi”  gjithnjë ka një mënyrë për të lënë gjurmë në

Vazhdoni leximin →

Përse trajneri Mezani i Flamurtarit qëllon pa dorashka zyrtarët e topit? Përse-të e javës..

Përse trajneri “emergjencës financiare” Mezani i Flamurtarit ka akuzuar Federatën se  me anë të bilibilave në fushë po i jep një asist për titullin kampion Kukësit? Sepse trajneri  vlonjat ndihet i vjedhur pas ndeshjes me Kukësin dhe ashtu si donator i tij .Idrizi, nuk kursen ata që kurdisin prapaskena… Përse sulmuesi i Vllaznisë, Salihi edhe

Vazhdoni leximin →

Kur luanin ishin “bombera”, si trajnerë..ruani portën

  Kanë humbur bastin ata që mendonin se Plaku i Vitit të Ri bashkë me lodrat do të sillte edhe dy trajnerët e munguar prej kohësh, atë të përfaqësues të 19-vje[arëve dhe Shpresave. “Plaku i futbollit” zgjodhi pikërisht dhjetorin, “muaji i dashurisë dimërore” për t’i dhënë fund kalvarit të emrave që koloviteshin në imagjinatën futbollistike.

Vazhdoni leximin →

Luftëtari me një bari “serb”.. kullot bukur edhe në Shkodër

Trajneri serb i Luftëtarit, Mladen Milinkoviç, pas fitores ndaj Vllaznisë është shfaqur i veshur si “bari” së bashku me shefin e klubit të Luftëtarit, Antonio Nora dhe në sfond një veturë X5. Ishte pikërisht ky i fundit që e postoi foton në Facebook, ku dhe shkruan: “Punë, sakrificë, bazuar në tradita. Është mirë të dish shumë për ata që të duan dhe përkrahin për pikënisjet, për themelet. Sa më thjesht të nisesh, aq më shpejte arrin ku do!!” Luftëtari po mrekullon në një kampionat që nuk

Vazhdoni leximin →

Humb Vllaznia, Shkodra tregon kulturë, duartroket Luftëtarin!

Kur e pyesnin dikur Shkëlqim Muçën se në cilën fushë donte të luante jashtë kryeqytetit, ai përgigjej “në Shkodër”. Besohet kështu kanë menduar edhe futbollistët e Luftëtarit, të cilët provuan duartrokitje nga publiku shkodran pas fitores në “Loro Boriçi” ndaj Vllaznisë vendase. Gjirokastritët e treguan veten si një nga ekipet më të mirë të Superligës,

Vazhdoni leximin →