Transferimi i ri i Beshiktash, Ernest Muci, dha shpresë para ndeshjeve të ardhshme me paraqitjen e tij në transfertën kundër Kayserispor, ku luajti ndeshjen e parë për bardhezinjtë.
Sipas lajmeve që vijnë nga gazeta Fanatik, futbollisti 22-vjeçar, i cili tërheq vëmendjen me paraqitjet e tij me klas, u kufizua në lojën e tij pasi luajti në krahun e djathtë në vend të numrit 10, siç është mësuar normalisht.
Teksa trajneri Fernando Santos ishte nën kritika për këtë çështje, ai vendosi të ndryshojë planin për ndeshjen ndaj Konyaspor. Të hënën Muçi do të rikthehet në pozicionin e tij të zakonshëm, atë të numrit 10, ndërsa në krahun e djathtë do të vendoset Milot Rashica, i cili është rikuperuar nga dëmtimi.
sfidanti.al