Çekia do të përballet me Shqipërinë pas pak ditësh, në ndeshjen e vlefshme për Nations League. Trajneri i çekëve, Ivan Hasek nuk kishte gati mbrojtësit Ladislav Krejci, Martin Vitik e David Zima dhe mesfushorin Lukas Kalvach. Situata e dëmtimeve ka shqetësuar jo pak stafin e kësaj përfaqësuesje, në prag të një sfide kaq të rëndësishme.

