Sunderland ka siguruar një vend në finalen e Play-Off-it të Championshipit, ku do të kërkojë rikthimin në elitën e futbollit anglez Premier League pas tetë vitesh mungesë. Në ndeshjen e parë gjysmëfinale, “Macet e Zeza” mposhtën Coventryn me rezultatin 2-1. Por në takimin e dytë, Coventry e barazoi rezultatin total 0-1 (2-2) dhe ndeshja shkoi në kohë shtesë. Goli i vetëm në kohën e rregullt u shënua nga Ephron Mason-Clark në minutën e 76-të, duke e dërguar sfidën në vazhdime. Dramë e madhe ndodhi në Stadiumin e Dritës, kur në minutën e 122-të, Daniel Ballard realizoi golin e barazimit për Sunderlandin, duke e çuar ekipin drejt finales. Në finalen e madhe, Sunderland do të përballet me Sheffield United, ku kjo finale konsiderohet si ndeshja më e shtrenjtë në botë. Herën e fundit që Sunderland luajti në Premier Ligë ishte në sezonin 2016-2017, kur përfundoi në vendin e fundit. Më pas, në 2018-2019, ra deri në League One. Skuadra u rikthye në Championship në sezonin 2022-2023 dhe tani është një hap larg elitës së futbollit anglez. Finalja do të luhet më 24 maj në “Wembley” dhe njihet si “ndeshja më e shtrenjtë në botë”, pasi i siguron fituesit mbi 160 milionë euro dhe promovim në Premier League.
sfidanti.al