Clarence Seedorf nis një aventurë të re në Iran

Një emër i madh i futbollit europian do të shfaqet në skenën aziatike. Clarence Seedorf, ish-mesfushor i famshëm holandez, ka firmosur një kontratë njëvjeçare me klubin iranian Esteghlal, ku do të ushtrojë detyrën e këshilltarit sportiv. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi, i cili e ka mirëpritur Seedorf-in me entuziazëm të madh në rrjetet sociale: “Për miqtë tanë iranianë, futbolli holandez sjell në mendje spektakël tërheqës, gola të bukur, lojë të rrjedhshme dhe, sigurisht, shumë lojtarë të veçantë. Clarence Seedorf, një nga futbollistët më të famshëm holandezë, ka luajtur për Ajax-in, Real Madridin, Interin dhe pas përfundimit të karrierës së tij te Milani, ka qenë edhe trajner i parë. Sot është pjesë e familjes Esteghlal, që është thellësisht mirënjohëse për përvojën dhe njohuritë e tij.” Ky hap përfaqëson një rikthim në fushën teknike për Seedorf-in, pas disa vitesh larg roleve zyrtare në futboll. Me një karrierë të pasur si lojtar dhe me përvojë si trajner, pritet që ai të sjellë një frymë të re profesionale d

sfidanti.al