Një emër i madh i futbollit europian do të shfaqet në skenën aziatike. Clarence Seedorf, ish-mesfushor i famshëm holandez, ka firmosur një kontratë njëvjeçare me klubin iranian Esteghlal, ku do të ushtrojë detyrën e këshilltarit sportiv. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi, i cili e ka mirëpritur Seedorf-in me entuziazëm të madh në rrjetet
