Milan, Reijnders: Sezon zhgënjyes, më vjen keq për tifozët

Tijjani Reijnders, mesfushori i Milanit, pak orë larg finales së Kupës së Italisë që mund t’i japë kuqezinjve trofeun e dytë të sezonit, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve. “Te Milan duhet të luftosh për Scudetton dhe të ecësh përpara në Champions. Kjo nuk ka ndodhur. “Renditja në kampionat- Është zhgënjyese, sepse kemi cilësi. Fillimisht mundëm Real Madridin, pastaj barazuam me Cagliarin. Me një trajner të ri gjithçka ndryshon. Ai ka një vizion tjetër dhe duhet ta transmetojë shpejt. Ndonjëherë ne ishim të pafat”, tha ai.

 

sfidanti.al