Pas dështimit të tij në krye të Sampdorias, ish-futbollisti dhe trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, mund të vazhdojë karrierën e tij si trajner në Arabinë Saudite. Sipas informacionit të publikuar nga gazetari Nikolo Shira në profilin e tij në “X”, disa klube saudite dhe të Katarit kanë shfaqur interes për ish-trajnerin e Juventusit dhe Sampdorias.

