Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e fazës 1/8 të Kupës së Shqipërisë 2025-2026, duke përcaktuar tetë skuadrat që do të luftojnë për trofeun në çerekfinale. Skuadrat e kualifikuara janë: Tirana, Dinamo City, Partizani, Bylis, Teuta, Vllaznia, Egnatia dhe AF Elbasani.
Pjesa tjetër e ndeshjeve u vendos pas kohës shtesë. Tirana kaloi Skënderbeun 2-1 falë golit vendimtar në shtesë, ndërsa Bylisi mposhti Laçin 3-2 gjithashtu në kohën shtesë. Në orën 16:00, Egnatia fitoi 1-0 ndaj Apolonisë, Vllaznia triumfoi me të njëjtin rezultat kundër Pogradecit, Teuta mposhti Vorën 2-0, ndërsa AF Elbasani kaloi Flamurtarin me 2-1 pas kohës shtesë.
Sipas rregullores, për çerekfinalet skuadrat janë ndarë në dy vazo:
- Vazo 1: Egnatia, Vllaznia, Partizani, Dinamo City
- Vazo 2: AF Elbasani, Teuta, Bylis, Tirana
Çiftet do të përcaktohen përmes një shorti të lirë, ndërsa ndeshjet do të zhvillohen me sistem vajtje-ardhje, me takimet e para në fushën e ekipeve të Vazos 2.
Në ditët në vijim do të bëhet e ditur data dhe ora e hedhjes së shortit për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë.
sfidanti.al

