Fenerbahçe rikthehet te trofetë në Turqi, mposht Galatasaray-n dhe fiton Superkupën

Pas një periudhe pa trofe që nga epoka e trajnerit portugez, Jorge Jesus, Fenerbahçe ka rikthyer festën Stamboll, duke fituar Superkupën turke pas triumfit 2-0 ndaj rivalit të përjetshëm Galatasaray në finale.

Skuadra e drejtuar nga Tedesco, që mori drejtimin pas José Mourinhos, pati në formacion emra si Akturkoglu, Asensio dhe Durán, por protagonisti i madh ishte Guendouzi, i cili realizoi golin e parë në minutën e 28-të, në debutimin e tij. Mesfushori francez gjuajti nga jashtë zone, duke mos lënë asnjë shans portierit Guvenc.

Në fillimin e pjesës së dytë, Asensio ekzekutoi një këndore nga e majta dhe Oosterwolde, me një goditje akrobatike, dyfishoi avantazhin e Fenerbahçes, duke vulosur rezultatin përfundimtar 2-0. Ky titull shënon rikthimin e Fenerbahçes te trofetë pas Superkupës së fituar për herë të fundit në sezonin 2014/2015 dhe pas Kupës së Turqisë në vitin 2023, nën drejtimin e Jorge Jesus-it. Klubi i madh i Stambollit nuk ka fituar titullin kampion që nga sezoni 2013/2014, por kjo fitore i jep një motiv shtesë për sezonin aktual.