Egjipti vazhdon rrugëtimin drejt një titulli të tetë në Kupën e Kombeve të Afrikës, pasi mposhti Bregun e Fildishtë me rezultatin spektakolar 3-2 në çerekfinalen e zhvilluar në ‘Stade Adrar’. Një ndeshje me ritëm të lartë, emocione dhe përmbysje, ku “Faraonët” treguan pjekuri dhe efikasitet në momentet vendimtare.
Skuadra egjiptiane e nisi ndeshjen në mënyrë perfekte, duke kaluar në avantazh që në minutën e 4-t. Një top i futur në zonë nga Emam Ashour u shfrytëzua nga Omar Marmoush, i cili fitoi një duel dhe dërgoi topin në rrjetë për 1-0. Pavarësisht golit të hershëm, Bregu i Fildishtë reagoi mirë, duke marrë kontrollin e lojës dhe duke krijuar raste, por pa konkretizim.
Në momentin më të mirë të “Elefantëve”, Egjipti goditi sërish. Në minutën e 31-të, pas një goditjeje këndi të Mohamed Salah, mbrojtësi Ramy Rabia realizoi me kokë një gol të bukur për 2-0. Megjithatë, Bregu i Fildishtë arriti të rihapë ndeshjen pak para pushimit, kur një goditje standarde u devijua në mënyrë fatkeqe nga Ahmed Fatouh, duke përfunduar në rrjetë për 2-1.

