Tirana fiton tjetër derbi, Dinamo ia del me “kushërinjtë” vetëm në Kupë!

Suksesi ishte minimal, por gjithsesi mjaftoi për të marrë tri pikët e për të arritur triumfin e dytë radhazi në kampionat me këtë kundërshtar. Tirana fitoi një tjetër derbi me Dinamon, falë golit të Redon Xhixhës në minutën e 69-të, ndërsa blutë e trajnerit Bledi Shkëmbi kanë parë “ditë të bardha” ndaj rivalit qytetës vetëm

Vazhdoni leximin →

Superliga: Partizani ngec me Kastriotin, Laçi i afrohet kreut, ndërsa Teuta fundit!

Njëri rezultat edhe pritej, por tjetri aspak. Partizani, pas suksesit 3-0 në Rrogozhinë kundër Egnatias, pritej të marshonte edhe ndaj Kastriotit ndonëse luante në fushë asnjanëse. Gjithsesi, në “Elbasan Arena” ndodhi diçka tjetër që i tronditi jo pak kryeqytetasit e trajnerit Dritan Mehmeti. Edhe pse patën në fushë dy përforcime si Bitrin e Kallakun, sërish

Vazhdoni leximin →

Dominoi Tiranën, por ka harruar të fitojë: Vllaznia, 4 barazime radhazi!

Pas ndeshjes në “Arenën Air Albania” (duke lënë mënjanë dhunën e tifozëve të të dyja skuadrave), Vllaznia fitoi shumë pikë në opinionin publik që ndjek futbollin shqiptar. Shprehimisht, shkodranët dominuan skuadrën numër 1 në Shqipëri, sot për sot, dhe ishin pa fat që nuk fituan. Gjithsesi, ja ku kaluan fare pak ditë dhe kuqeblutë patën

Vazhdoni leximin →

Kukësi, përforcim për titullin: Firmos me Vasil Shkurtajn!

Goditja pritej dhe sot u realizua. Kukësi mori një përforcim të rëndësishëm në garën për titull këtë sezon në Abisnet Superligë, duke firmosur kontratë me sulmuesin Vasil Shkurtaj. Vlonjati 29-vjeçar nënshkroi sot në prani të drejtorit sportiv, Pero Pejiç, dhe marrëveshja është 6-mujore, pra deri në fund të edicionit, me të drejtë rinovimi edhe për

Vazhdoni leximin →