Mirko Vucinic është trajneri i ri i skuadrës përfaqësuese të Malit të Zi. Kjo është përvoja e parë si trajner për ish-lojtarin e Juventusit.
Ish-sulmuesi i njohur do të drejtojë Malin e Zi, ku shërbeu si anëtar i stafit të trajnerëve në vitin 2022.
Njoftimi zyrtar u bë në kanalet sociale të ekipit kombëtar të Malit të Zi: “Një rol i ri, ndërsa përpiqemi të ndërtojmë një brez të ri. Kapiteni ynë i parë, lojtari ynë i gjithanshëm, trajneri ynë, Mirko Vucinic ynë.”
41-vjeçari spikati gjatë karrierës së tij si futbollist me fanellën e Leçes, Romës dhe Juventusit në kampionatin italian. Vucinic ka luajtur 46 ndeshje me kombëtaren malazeze dhe ka shënuar 17 gola.
sfidanti.al