Me një kundërshtar tepër të lehtë në letër, si andorrasit e Atletik Eskaldes, “demat e kuq” të Partizanit e kanë “detyrë” kualifikimin për në fazën e tretë (të parafundit) të Ligës së Konferencës, në përballjen e mbrëmjes së kësaj të marte, në “Air Albania”. Mirëpo, kalimi i këtyre fazave nuk do përkthehet vetëm në prestigj evropian, por edhe në një shumë të majme parash për arkat e “demave”, me këta të fundit, që deri më tani kanë përfituar plot 810 mijë euro, teksa kanë ende një përballje për të lujtur.
Në rast eleminimi të papritur nga andorrasit, “të kuqtë” e Partizanit do të siguronin në total 1 milion e 160 mijë euro e në rast kalimi në raundin e tretë kualifikues shifrës së përmendur më herët do t’i shtoheshin dhe 300 mijë euro të tjera. Nëse kalon dhe raundin e tretë, pra arrin fazën finale të kualifikueseve, “demat” do të përfitnon minimalisht dhe 300 mijë euro të tjera, pa llogaritur shpërblimet e majme nga UEFA, nëse arrijnë një kualifikim historik për në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.
sfidanti.al