Gol për rekorde, Ronaldo i pandalshëm dhe 38 vjeç

Pas një barazimi pa gola, në përballjen e parë të Çampionsit të klubeve arabe, ndaj skuadrës së Al-Shabab, “gjigandët” sauditë të Al-Nassr janë rikthyer te fitorja, teksa kanë mundur tunizianët e Monastir, me rezultatin e thellë 4 me 1.

Fitorja nuk diskutohej përballjë një ekipi të tillë, por e veçanta e kësaj përballjeje është goli i 38-vjeçarit, 5 herë fitues të “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo, i cili me topin e çuar në rrjetë në minutën e 74’-rt të sfidës arriti të thyej një tjetër rekord në karrierën e tij.

Tanimë, “ylli” portugez i futbollit ka arritur në shifrën e 145 gola me kokë në karrierën e tij, 1 më shumë se rekordmbajtësi i mëparshëm, “bomberi” legjendar i Gjermanisë e Bayern Munich, Gerd Muller, mirëpo jo vetëm kaq, pasi me golin e regjistruar në përballjen e së hënës mbrëma, Ronaldo tanimë ka arritrur të shënojë në plot 22 sezone radhazi.

 

sfidanti.al