“Luanët” e Stambollit pranë nënshkrimit me Serxhio Ramos

Pas përfundimit të kontratës, me “gjigandët” francez të PSG, “legjenda” e mbrojtjes spanjolle, Serxhio Ramos, tashmë 37-vjeç, është në kërkim të një “aventure” të re në prag të largimit të tij nga futbollit profesionit. Aludime të shumta e lidhnin ish-“shtyllën” e mbrojtjes së Real Madrid e Sevija, me një kalim te rivalët e Inter Majemi, Los Anxheles FC, mirëpo këtë të martë një mundësi e re duket të ketë dal në pah për spanjollin.

Bëhet fjalë për kampionët turq të Gallatasaraj, të cilët duket se janë të vendosur të bëjnë një merkato “ëndrrash” këtë verë, pas transferimeve të “yjeve” të futbollit, si Angelino, Mauro Ikardi e Uillfred Zaha. Bordi i Gallatasaraje sheh Ramos, si zëvendësuesin e danezit, Viktor Nelson, i cili është pranë largimit nga klubi dhe për këtë aryse “luanët” e Stambollit janë duke u interesuar për shërbimet e 37-vjeçarit spanjoll e sipas mediave turke, klubi dhe “legjenda” e Real Madrid kanë arritur dhe akordin mes tyre, teksa pritet që çdo gjë të zyrtarizohet shumë shpejt.

 

sfidanti.al