Gjithçka zyrtare, Njukasëll “blindon” krahun e djathtë të mbrojtjes

Pas nënshkrimeve me lojtarë premtues të botës së futbollit, si Sandro Tonali e Harvi Barns, “bardhezinjtë” e Njukasëll po vazhdojnë të forcojnë skuadrën e tyre, në prag të rikthimit në UEFA Champions League dhe këtë të martë kanë arritur një tjetër marrëveshje transferimi. Bëhet fjalë për “të ardhmen” e krahut të djathtë të mbrojtjes, Tino

Vazhdoni leximin →

Përkeqësohet gjendja e Nkunku, “ylli” francez detyrohet të operojë gjurin

Më herët u raportua se “fantazisti” francez i “bluve” të Çelsit, Kristofer Nkunku, mund të mungojë 2 muajt e ardhshëm, mirëpo gjërat kanë marrë një rrjedhë tjetër dhe dëmtimi mund të zgjasë më shumë seç pritej. Vetë londinezët kanë njoftuar se, Nkunku i është nënshtruar një operacioni në gju mesditën e kësaj të marte dhe

Vazhdoni leximin →

U përfol për një kalim në Arabinë Saudite, agjentët e “faraonit” mohojnë gjithçka

Vetëm një ditë më parë, në mediat e huaja qarkulloi lajmi se sauditët e Al-Itihad janë të gatshëm të derdhin plot 60 milionë euro për kartonin e “faraonit” të Liverpul, Mohamed Salah, madje t’i ofrojnë këtij të fundit dhe një kontratë “stratosferike” prej 180 milionë eurosh për vetëm 2 sezone. Mirëpo, pas këtij lajmi ka

Vazhdoni leximin →

Uest Ham “zëvendëson” Rajs, “çekiçët” sigurojnë “shkatërruesin” e Ajaks

Pasi shiti te “topçinjtë” e Arsenal, talentin e mesfushës, Deklan Rajs, “çekiçët” e Uest Ham mblodhën plot 116 milionë euro dhe tashmë kampionët e Ligës së Konferencës po fillojnë të shpenzojnë për të forcuar skuadrën në kuadër të sezonit të ri. “Çekiçët” e West Ham kanë arritur të sigurojnë shërbimet e “shkatërruesit” të mesfushës së

Vazhdoni leximin →

Sauditët pas Salah, Al-Itihad gati ofertën “stratosferike” për “faraonin”

Padyshim kjo merkato vere që po përjetojmë është ndër më të “çmendurat”, të paktën e këtyre 5 viteve të fundit, me klubet arabe që po kërkojnë të transferojnë shumë nga “yjet” evropianë që janë në prag të daljes në “pension” dhe jo vetëm. “Objektivi” më i fundit i sauditëve është “faraoni” i Liverpul, Muhamed Salah,

Vazhdoni leximin →

Siti refuzon, Bernardo Silva dëshiron largimin, Barça pret “pas dere”

Pas largimit të “katalizatorit” gjerman të mesfushës, Ilkai Gyndogan e më pas “fantazistit” algjerian, Rijad Mahrez, tanimë tekniku Pep Guardiola mund të humbasë një tjetër “yll” të “qytetarëve” të tij. Bëhet fjalë për “fantazistin” portugez, Bernardo Silva, për të cilin Barça fillimisht bënë gati një paketë prej 50 milionë paundësh, e cila u refuzua nga

Vazhdoni leximin →

Harrohet Kajsedo, Çelsi piketon argjentinasin e PSG

Pas refuzimeve të njëpasnjëshme të “pulëbardhave” të Brajton, për kartonin e mesfushorit ekuadorian, Moises Kajsedo, tashmë “blutë” e Çelsi kanë hedhur “sytë” nga një tjetër mesfushor kualitativ për të përmirësuar skuadrën e tyre, në kuadër të sezonit të ardhshëm. Bëhet fjalë për mesfushorin e PSG, Leandro Paredes, i cili ka qenë dhe më herët nën

Vazhdoni leximin →