Filipe Kutinjo luajti përsëri dobët në ndeshjen e fundit që Barcelona e fitoi 3-1 kundër Rajoi Valekanos, madje tifozët e klubit katalonjas, duke e humbur durimin, e fërshëlluen futbollistin brazialian, kur ai po dilte nga fusha për t’ia lënë vendin Ivan Rakitiçit. Në mbrojtje të Kutinjos u vu menjëherë bashkëlojtari i tij, Zherar Pike, që

