Ndërsa të gjithë presin me kuriozitet dhe shpresë për spektakël gjysmëfinalen e Ligës së kampioneve mes Ajaksit dhe totenhemit, në Austri tifozët e Salzburgut e shohin me makth. Skuadra austriake që në 14 vitet e fundit ka dominuar në kampionatin vendas, ka një mallkim që quhet Liga e Kampioneve pasi që nga viti 2005 nuk arrin dot të kualifikohet për në fazën e grupeve.
Vera e kaluar ishte hera e fundit që Salzburgu mbeti në prag të derës së kompeticionit më të rëndësishëm evropian për klube pasi u eliminua nga crvena Zvezda.
Me ndryshimin e rregullores, shanset që Salzburgu të jetë në fazën e grupeve të Champions league janë shtuar, pasi skuadra kampione e Austrisë mund të kualiofikohet direkt dhe Salzburgu është totalisht në lojë në këtë pikë. Por kjo cështje ka edhe një nëse…
Në fakt skuadra kampione e Holandës duhet të luajë në fazën e playoffit dhe Ajaksi pretendon titullin në Eredivizie. pikërisht këtu shfaqet makthi i austriakëve. Nëse Ajaksi fiton Ligën e Kampioneve do të hyjë direkt në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve duke i ‘vjedhur’ vendin Salzburgut. Po kështu ndodh edhe nëse Tottenhami fiton Ligën e Kampioneve dhe mbetet jashtë 4 vendeve të para në kampionatin anglez.
Një nga këto situata do të cojnë Salzburgun drejt playoffit të Ligës së Kampioneve për të 12 herë dhe në Austri hija e eliminimit të radhës nga ky kompeticion bëhet gjithnjë e më e fortë.
sfidanti.al