Eksperienca e Gonzalo Higuain te Celsi nuk po jep frytet që shpresoheshin me argjentinasin që ka shënuar 3 gola në 10 ndeshje nën drejtimin e Mauricio Sarrit. Megjithatë sulmuesi ka pasur shqetësime gjatë gjithë karrierës së tij madje shpesh është etiketuar si një futbollist me karakter të dobët edhe pse rezultatet e larta nuk i kanë munguar.
Në një intervistë të fundit të tij, Higuain ka shfaqur një anë të karakterit të tij të cilën deri tani e kishte fshehur më së miri. ‘Nuk dilja nga shtëpia nga frika e asaj që njerëzit mund të më thoshin për mua, është keqardhja më e madhe e jetës sime-tregon El Pipita për ESPN-ka njerëz që në mënyrë të paturpshme shkaktojnë dëme dhe thonë fjalë të këqija. Ne futbollistët nuk vrasim askënd, aplikojmë një sport dhe nuk mund të dalim nga shtëpia?\
Sigurisht Higuain nuk iu referua përsonave të vecantë, por kjo ndjesi negative me siguri e ka përndjekur gjatë cdo aventure të tij
‘Të gjithë thonë: ‘me paratë që fitojnë’…por miqtë nuk mund t’i blesh-vijoi Higuain-për 14 vjet kam festuar ditëlindje e Krishtlindje me persona të ndryshëm. për të takuar nënën time ajo duhet të udhëtojë për 15 ore; sigurisht që mund t’ia blej biletën, por nuk mund ta kem këtu menjëherë. Njerëzit këto gjëra nuk i shohin e nuk i kuptojnë. Shohin vetëm nëse shënon gola dhe të gjykojnë kur nuk realizon. Për fat tani jam shëruar nga e gjithë kjo. në fillim vuajta, jam në një fazë të jetës ku asgjë nuk më lëndon. Jetohet mirë edhe pa rrjetet sociale’.
sfidanti.al