Sapo ishte mbushur gjysmë ora e parë e lojës në “Kamp Nou” dhe lojtarët po pinin ujë për të rikuperuar djersitjen nga vapa spanjolle. Lionel Mesi përfitoi nga momenti dhe nisi të mbante një lloj fjalimi, më mirë të themi të jepte disa këshilla apo mendime lidhur me lojën, ndërsa shokët e tij e dëgjonin.

