Barcelona me ‘lëkurë’ të re; ja fanela e sezonit 2020/21

Barcelona këtë të martë bëri prezantimin e fanelave të saj për sezonin 2020/2021. Fanela ka një dizenjo të frymëzuar  me dekadën e 1920 dhe që të kujton edhe sezonin 2020/2011 që u mbyll me fitoren e kampionatit dhe Ligës së Kampioneve nga ana e Barcelonës.

Fanela është në shitje në dyqanet Barça Store të Camp Nout, Passeig de Gràcia, La Roca Village  dhe Canaletes dhe së shpejti do të dalë në shitje edhe në dyqanet në aeroportin El Prat që do të hapë dyert javën e ardhshme. Po kështu fanela është e disponueshme edhe në platformën e shitjeve online në faqen e internetit të Barcelonës. Për momentin mund të blihen vetëm fanelat e modelit ‘Match’ që do të përdoren nga lojtarët dhe që kanë një cmim prej 139.99 Euro. Vlen të kujtohet problemi i fabrikimit që Nike hasi me modelin Stadium që ka një cmim më të ulët dhe që shtyu me 2 javë prezantimim e fanelës së re.

Ndërkaq, prezantimi i fanelave të reja të barcelonës mund të interpretohet edhe di një mesazh të merkatos së transferimeve duke parë edhe se cilët futbollistë e kanë veshur atë në momentin e prezantimit të saj mes të cilëve janë edhe Lionel Messi e Antoine Griezmann dy  futbollistët më të përfolur në media në kohët e fundit.

Sfidanti.al