Frika e madhe pushton Atalantën për gjendjen e Luis Muriel. Sulmuesi kolumbian ra në mënyrë aksidentale në anë të pishinës dhe u dërgua në klinikë ku qëndroi për disa orë. Muriel pësoi një traumë në kokë, ka dalë nga spitali me futbollistin që i qetësoi të gjithë në rrjetet sociale
Testi i parë Tac në kokë për fat të mirë rezultoi negative, ndërkohë që ende nuk është e qartë dinamika e aksidentit të pësuar nga shënuesi më i mirë i Atalantës në këtë sezon. Mesa duket Muriel ishte në një drekë me shokët e tij të skuadrës kur rrëshkiti dhe u rrëzua në anë të pishinës.
‘Jam mirë, jam në shtëpi. Për fat të mirë nuk ndodhi asgjë e rëndë-shkruante Muriel në një postim në Instagram duke i qetësuar tifozët e Atalantës-sonte do të bëj tifo për Atalantën dhe nesër do të kthehem në stërvitje me shokët e mi të skuadrës’.
Sfidanti.al