‘Të vazhdoj deri në 2022? Joooo! Më doni gjë të vdekur? Jo do të rinis që nga shtatori dhe do të kërkoj të shpreh gjithcka mund të shpreh, më pas nuk do t’ia dal dot më, po më mbaron karburanti’. Kjo është ajo që ka thënë Federica Pellegrini në një intervistë për të përditshen ‘La Gazzetta Dello Sport’ në lidhje me të ardhmen e saj pas Lojërave Olimpike të Tokios që do të zhvillohen pas një viti.
Dhe duke folur për evenimentin më të rëndësishëm sportive, notarja italiane u përpoq të shfaqte dhe optimizmin e saj.
‘Përpiqem të jem optimist-shpjegon Pellegrini-po mendova që pas 5 muajve jemi në pikën e nisjes, motivimi për të shkuar në stërvitje fashitet, madje mungon plotësisht. Kështu që përpiqem të jem optimiste, jam e tillë në bazë. Cfarë nuk po dëgjojmë këto ditë, duke nisur që nga Japonia që nuk I do më Olimpiket e vitit të ardhshëm. Shpresoj që të mos jetë kështu’.
Sfidanti.al