Makthi nuk ka fund për Ronaldinhon. Prej 3 muajsh, braziliani është I burgosur në një hotel në Asuncion pasi është në gjendje arresti shtëpie bashkë me vëllain e njëkohësisht agjentin e tij Roberto de Assis, Ronaldihos iu përplas në fytyrë refuzimi i radhës nga drejtësia paraguajane për të dalë kështu që do të vazhdojë të jetë i burgosur. Që nga dita e arrestimit të tij në 6 mars për hyrje në vend me pasaporta false deri tani kanë kaluar 130 ditë dhe kushedi sesa ditë të tjera do të kalojnë deri në momentin kur Ronaldinho të fitojë larine.
Gjykata e Apelit në Asuncion në fakt e refuzoi kërkesën më të fundit për të dalë në liri me kusht të bërë nga avokatët e futbillit dhe për shkak edhe të rifillimit të ngadaltë të punës në gjykata për shkak të masave kufizuese për pandeminë, procesi që sheh vëllezërit De Assis të hetuar edhe për pastrim parash është zvarritur.
Magjistratura nuk ka ndryshuar qëndrim; Dinho dhe vëllai I tij do të duhet të qëndrojnë në arrest shtëpie për një kohë të pacaktuar.
Sfidanti.al