Një trajner akuzon De Gean për mungesë besnikërie!

Është stërvitës portierësh dhe quhet Emilio Alvarez. Ai ka disa kohë që është larguar nga Mançester Junajtidi, dhe së fundmi zbulon se arsyeja që ai iku nga “Old Trafordi” ishte De Gea. Alvarezi, u soll në Angli nga Zhoze Murinjo, pikërisht për të bindur De Gean që të qendronte tek Junajtidi, ndërsa të dy kishin punuar edhe në Spanjë. Akuza e Alvarezit për portierin spanjoll është se atij i mungon besnikëria. Së pari, De Gea, sipas ish-trajnerit të tij, rinovoi kontratën në “Old Traford” pas kurrizit të tij, ndërsa ky mendonte se vazhdonin diskutimet. Së dyti, Alvarezi thotë se portieri prishi marrëdhëniet me Zhorge Mendesin, agjentin që kujdeset edhe për Kristiano Ronaldon, dhe që e ndihmoi që të fitonte rrogën si më i paguari në botës në rolin e tij.

Sfidanti.al