Eduardo Camavinga u dëmtua në ndeshjen kundër Selta Vigos në 1/ 8 e finaleve të Kupës së Mbretit dhe do të duhet të qëndrojë për disa javë jashtë fushave. Siç shpjegon klubi në një deklaratë për mediat, “jemi në pritje të zhvillimeve të mëtejshme”. Mesfushori, në parim, mund të jetë jashtë fushës për tre javë.

