Barcelona ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me trajnerin Hansi Flick deri në vitin 2027. Marrëveshja ishte arritur më herët, por klubi e ka bërë publike vetëm këtë të mërkurë. Fillimisht, kontrata e teknikut gjerman ishte e vlefshme deri në vitin 2026. Vendimi për zgjatjen me një vit është marrë pas rezultateve pozitive gjatë sezonit të fundit. Nën drejtimin e Flick, Barcelona fitoi titullin kampion, Kupën e Mbretit dhe Superkupën. Skuadra gjithashtu arriti deri në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.
sfidanti.al