Tare bën listën e merkatos, zbulohen objektivat te Milani

Zyrtarizimi i Igli Tares si drejtor sportiv i Milanit mungon ende, por gjithçka është mbyllur. Madje shqiptari ka nisur nga puna dhe ka përpiluar listën me lojtarët që dëshiron të afrojë.

Tare, së bashku me administratori deleguar Furlani, ka rënë dakord mbi një strategji për një Milan më italian dhe të përshtatur me realitetin e Serisë A.

Trajneri i preferuar për pankinën është Vincenzo Italiano, me objektivin për të ndërtuar një skuadër që përputhet me filozofinë e tij të lojës intensive dhe fizike. Ndër emrat e parë të përmendur janë Dan Ndoye dhe Jens Odgaard, ndërkohë që për mbrojtjen shqyrtohen profile si Mario Gila, Comuzzo, Leoni dhe Coppola. Nëse largohet Theo Hernandez, Milan do të synojë Destiny Udogie. Për sulmin, vëmendja është te Lorenzo Lucca, si zëvendësues potencial i Santi Gimenez. Një emër i veçantë në listë është Sergej Milinkovic-Savic, por kërkesat financiare për të mbeten sfiduese.


sfidanti.al